Celebrities Gossip

Mayim Bialik tregon arsyen se pse ajo dhe Neil Patrick Harris nuk janë më miq!

Miqtë mund të shkojnë e të vijnë, por kujtimet me to janë ato që mbeten përgjithmonë. Mayim Bialik ka treguar se si miqësia e saj me Neil Patrick Harris u shpërbë që në vitet 1990. Aktorja e “Big Bang Theory ” dhe prezantuesja e njohur e “Jeopardy!” ka treguar gjatë një bisede me James Corden në “The Late Late Show” se nuk ishte një fanse e madhe e shfaqjeve muzikore.

Ajo ndau me të gjithë një “histori të tmerrshme” për kohën kur ishte adoleshente dhe pa një prodhim të vitit 1997 të shfaqjes “Rent” e shkruar nga Jonathan Larson, në të cilën edhe shoku i saj i atëhershëm Harris luante rolin e regjisorit Mark Cohen. Pas përfundimit të performacës publiku i dhuroi atij duartrokitje të pafundme për performancën e tij, por Bialik nuk po e bëri një gjë të tillë.

Ajo është shprehur se:

Dua të them, kjo ishte shumë kohë më parë  por kur shoku juaj është në skenë dhe të gjithë duartrokasin në fund, dhe ju i thoni të dashurit tuaj pranë jush” Unë nuk dua të ngrihem për të duartrokitur” dhe pastaj kur ngrini kokën lart dhe kuptoni që Neil Patrick Harris është duke parë drejt jush, është me të vërtetë një ditë e keqe.

Ajo sqaroi se Harris ishte fantastik, por ajo ende nuk ndihej e detyruar ta promovonte atë gjatë asaj kohe. Aktorja tha gjithashtu se:

Dua të them, ai është i mahnitshëm, por unë thjesht nuk isha domethënë nuk ishte gjëja ime.

Pastaj gjërat u përkeqësuan më shumë. Pasi Neil kishte arritur që ta dallonte se çfarë kishte thënë shoqja e tij dhe kur ajo kishte shkuar ta përshëndëeste në prapaskenë ai e kshte pyetur në lidhje me arsyen se pse ajo nuk kishte dashur që të ngrihej dhe të duartrokiste.

Aktorja vazhdoi të tregonte se:

Ai lexoi buzët e mia. Nuk kisha një përgjigje të mirë në lidhje me të. Ishte e tmerrshme. Ishte keq.

Por për fat të mirë, Harris me sa duket e ka falur atë dhe është përpjekur të rregullojë gjërat kohëve të fundit.