Celebrities Film & Tv Magazine

“Më kërcënove, rri larg”/ Debat i ashpër mes Heidit dhe Erjolës!

Një përballje mes dy vajzave Heidit dhe Erjolës ka ndodhur gjatë publicitetit në spektaklin e madh të ‘Big Brother VIP 3’ këtë të martë. E gjithë ka nisur prej termit që Egla i është referuar Erjolës, si sekretare e Julit, e pasuar më pas nga Heidi.

Kjo ka bërë që Erjola të ngre tonet, ndërkohë që Heidi pretendon se është kërcënuar prej banores.

Erjola: Unë përballem me një realitet të ashpër jashtë dhe jam e vetme. Sot ne mes të spektaklit mu vunë grada dhe unë i thashë je asistente.

Heidi: Jo më kërcënove me gishta në fytyrë. Rri larg dhe qetësohu.

Erjola: Asistente, mos të të vij keq që do e vuash në fytyrë. Disa herë e kam thënë edhe në Dhomë të Rrëfimit që më prekin në moral dhe karakter. Unë e di se si ja dal jashtë dhe këtu brenda dhe nuk kam ardhur për të qenë sekretarja e askujt.

Teksa shumë debate dhe surpriza të tjera pritet të diskutohen, ju mund ta ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.