Botë e Çuditshme Lifestyle

Me menstruacione që 18-muajshe, rrëfehet e reja nga Britania e Madhe!

Një vajzë e re nga Britania e pati ciklin e saj të parë menstrual kur ishte vetëm 18-muajshe. Liza Louise, 23 vjeçe, që vuan nga një sindromë e rrallë, kaloi në pubertet të parakohshëm, që cilësohet i tillë kur një fëmijë kalon këtë fazë përpara moshës 8-vjeçare. Kjo do të thotë se gjatë foshnjërisë ajo kishte perioda të çrregullta, të cilat kthyen në cikël të rregullt në moshën 8-vjeçare. Menstruacionet e Louse ishin ekstremisht të dhimbshme dhe të shumta, ndaj në adoleshencë ajo kreu himenoktomi, një ndërhyrje kirurgjikale për të hapur himenin qëkur ishte foshnje.

Në moshën 13-vjeçare, Liza nisi të merrte kontraceptivë. Liza shprehet se:

Isha në shkollën fillore kur kuptova se isha ndryshe. Ishte shumë e dukshme për të tjerët dhe prindërit për shkak të madhësisë së kraharorit. Ishte një pengesë e madhe për të zënë shoqëri.

Më tej, ajo shton se askush në familjen e saj nuk vuan nga kjo sindromë dhe prindërit e patën të vështirë ta kuptonin në fillim, por gjithçka shkoi mirë pas shpjegimit të mjekëve. E reja e përshkruan si përvojë të frikshme, ndonëse mbështetja e pakushtëzuar e prindërve ia bëri më të lehtë për të mos u ndier e izoluar.

Shkolla ime mbante peceta higjienike për mua dhe më lejonin të largohesha nga mësimi. E bënte procesin më të lehtë dhe ndihesha më mirë me veten.

Përveç këtyre, Liza është paralajmëruar se në të ardhmen mund të mos bëhet nënë, por duket se deri më tani  pjelloria e saj nuk është prekur. Megjithatë, nuk dihet nëse gjendja e saj do të kalojë në menopauzë të hershme. Rikujtojmë se një grua që ka lindur me një sëmundje të rrallë ka treguar se si është në të vërtetë të jetosh me dy vagina. Leanne, nga Arizona, ka “didelfis të mitrës”, një gjendje që mund të bëjë që një grua të zhvillojë dy mitra dhe dy qafa të mitrës. Në një video të TikTok të postuar në llogarinë e saj, Leanne, zbuloi se si ishte të jetosh me dyfishin e gjithçkaje, e cila është bërë virale me mbi 300 mijë shikime.