Health & Beauty

Me rritjen e temperaturave rritet edhe rreziku i goditjes në tru!

Ka ikur kohët kur sulmet në zemër dhe goditjet në tru ishin të kufizuara vetëm për të moshuarit dhe ata që kishin një histori të kolesterolit, duhanpirjes dhe diabetit, pasi sëmundja po bëhet gjithnjë e më e zakonshme tek njerëzit deri në moshën 25-vjeçare. Stresi, mënyra e jetesës jo e shëndetshme dhe shumë faktorë të tjerë mund të çojnë në sëmundje dhe gjendje të ndryshme, duke përfshirë goditjen në tru, simptomat e të cilës ndonjëherë mund të jenë shumë tinëzare.

Ekspertët theksojnë se me ardhjen e temperaturave të larta shtohen edhe rastet e infarktit dhe goditjes në tru. Simptomat e goditjes në tru janë shumë karakteristike dhe prekin më së shumti njërën anë të trupit, pra fytyrën, krahët dhe këmbët. Pra, nëse fytyra është e shtrembëruar nga njëra anë, nëse krahu nga njëra anë nuk mund të ngrihet ose të bjerë më shpejt se tjetri, nëse këmba është e dobët, etj.

Natyrisht pengohet edhe ecja dhe nëse të folurit çrregullohet në ndonjë mënyrë, është pothuajse e sigurt se bëhet fjalë për goditje në tru. Në studimin e fundit, një ekip nga Universiteti i Maryland-it analizoi të dhënat për 7,000 pacientë me goditje në tru dhe rreth 600,000 njerëz të shëndetshëm. Ata zbuluan se njerëzit me grupin e gjakut O kanë një shans 12% shans për të pasur një goditje para ditëlindjes së tyre të 60-të, ndërsa njerëzit me grupet e gjakut B dhe AB kanë vetëm 1% shans.