Horoskopi

Meshkujt e këtyre shenjave të zodiakut janë të vetmit që “tërbojnë” vajzat Akrep!

Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Akrepit. Akrepat njihen për pasionin e tyre të thellë ndaj jetës. Gjatë sezonit të Akrepit, shumë njerëz mund të ndihen më të pasionuar për qëllimet, marrëdhëniet dhe interesat e tyre. Kjo është koha kur emocionet intensifikohen dhe njerëzit shpesh u përkushtohen pasioneve të tyre me vendosmëri më të madhe. Akrepat janë njerëz vetë-vëzhgues dhe priren të eksplorojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre të brendshme.

Duhet të dini që femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme ndaj është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dinake dhe e pakundërshtueshme, pushtuese e pasionit dhe partnere perfekte. E tërheqin meshkujt me karakter të fortë. Meshkujt e këtyre shenjave janë të vetmit që “çmendin” femrën Akrep.

Akrep-Akrep

Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja me të njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.

Akrep-Virgjëreshë

Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Po ashtu, këto dy shenja i anashkalojnë tiparet negative të njëri-tjetrit dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.

Akrep-Peshqit

Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.