Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

Mijëra njerëz bashkë për një fotosesion nudo, artisti Spencer Tunick kthehet me një kauzë të rëndësishme!

Artisti Spencer Tunick po kërkon vullnetarë për një nga fotosesionet e tij ikonike masive nudo. Ai do të rikthehet në Sydney të Australisë, aty ku në vitin 2010, 5500 njerëz mbushën Teatrin e famshëm të Operës së qytetit, duke vënë në skenë instilacionin nudo.

E gjitha kjo u realizua për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës. Së fundmi, ai vendosi të realizojë fotosesionin e tij të radhës në një plazh në Sydney, i cili do të jetë gjysmë vepër arti dhe gjysmë fushatë ndërgjegjësuese për shëndetin.

Artisti është partner me “Skin Check Champions”, një shoqatë bamirëse e fokusuar në kontrollin e lëkurës. Ky realizim përkon me Javën Kombëtare të Kancerit të Lëkurës në Australi, kur Scott Maggs do t’iu kërkojë qytetarëve që të realizojnë kontrollin e lëkurës.

Maggs themeloi shoqatën në vitin 2010, pasi shoku i tij Wes Bonny ndërroi jetë nga kanceri i lëkurës në moshën 26-vjeçare. Ai u shpreh:

Të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë, pavarësisht gjinisë apo racës, me dëshirën për të ndihmuar sadopak në frenimin e kancerit të lëkurës.