Showbiz

Moment emocionues për Sophia Loren, i biri i jep çmimin e shumëpritur

Në fillim të vitit Sophia Loren u fotografua në setin e xhirimeve të rolit të saj më të ri pas 10 vitesh shkëputjeje nga karriera si aktore.

Mbrëmjen e kaluar ajo u vlerësua me ‘ A Lifetime Achievement” në mrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve Europiane të filmit, në Vienë.

Ishte një moment vërtetë emocionues për 85-vjeçaren, çmimi i të cilët i’u dha nga i biri, Carlo Ponti Jr. Ky i fundit mbajti një fjalim të shkurtër për kontributin e mamasë së tij në industrinë e filmit para se ta ftonte atë në skenë për të marrë këtë çmim kaq të rëndësishëm.

Ishte një moment drithërues për Sophia Loren e cila i shfaqi emocionet e saj edhe pasi u ngjit në podium.