Celebrities Gossip Showbiz

Motivoi këdo me humbjen e peshës, aktorja Rebel Wilson lodhet me dietat dhe pohon se ka shtuar 14 kilogramë!

Aktorja Rebel Wilson ka pësuar transformime spektakolare të pamjes, kryesisht për shkak të humbjes së peshës. Aktorja australiane humbi 35 kilogramë në vitin 2020. Së fundmi 43 vjeçarja tregoi përmes Instagramit se kishte shtuar 14 kilogramë.

Për shkak të stresit, sepse kam punuar shumë, kam shtuar 14 kilogramë! Më bën të ndihem e sëmurë… E di që nuk duhet, por ndihem keq. Jam shumë krenare për punën time në filmat e rinj dhe librin tim autobiografik. Por ngarkesa ishte shumë e madhe dhe humba nga sytë stilin e jetesës së shëndetshme.

Rebel Wilson është parë në plazh me të fejuarën e saj, Ramona Agruma. Aktorja dha së fundmi një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ku u shpreh se si jeta dhe preferencat e saj seksuale morën një kthesë pasi u shfaq në ekran me një grua.

Wilson tha se nuk do ta kishte takuar partneren e saj, Ramona Agruma, nëse nuk do të kishte pasur ndjenjat që pati nga puthja në ekran me Charlotte Gainsbourg për filmin “The Almond and the Seahorse”. Ndërkaq, aktorja u shpreh se:

Unë kurrë nuk kisha puthur një grua më parë, kështu që mendova, ‘O Zot, si do të shkojë kjo?’. Nuk e di pse e thashë, por ndjeva se mund të funksiononte. Unë kisha pasur një marrëdhënie me një grua më parë, jo një marrëdhënie seksuale dhe ne as nuk ishim puthur. Më pas doli puthja me Charlotte. Nëse nuk do të kisha pasur përvojën me Charlotte ose përvojën me gruan tjetër, nuk e di nëse do ta kisha takuar Ramonën. Ato përvoja ma hapën zemrën ndaj kësaj mundësie. Unë u jam mirënjohëse. Aty ndryshoi plotësisht jetën time të dashurisë.