Celebrities Showbiz

Mund ta kemi humbur, Albi Nako ishte ai që i dha indicie Françeskës për “lojën“ që po bën?! Ja çfarë thotë Albi për këtë…

I ftuar sonte në emisionin Big Brother Radio ishte ish banori i Big Brother Vip 3 Albi Nako për të folur rreth eksperiencës së tij dhe situatave në shtëpinë më të famshme në vend. Ai e nisi intervistën duke folur për përjetimin e tij këto ditë pas largimit nga Big Brother Vip:

Ishte një tranzicion i thjeshtë dhe jo i ndërlikuar për mua. Brenda Big Brother u ndjeva mirë sepse unë nuk dola asnjëherë nga vetja. Ndryshe perceptohen gjërat nga jashtë, ndryshe janë brenda. Pritshmëri të tjera kisha para se te hyja dhe pritshmeri të tjera merr kur hyn aty brenda. Të gjithë njerëzit që dalin nga loja fillojnë e flasin dhe gjejnë fajtorët, unë nuk mund ta them këtë gjë sepse ndjeva dashamirësinë e produksionit që në fillim, te paktën ndaj figurës time.

“Tani fillon loja“, a luajti apo nuk luajti Albi brenda shtëpisë së BBV?

Unë kam bërë disi lojë por jo komplet. Ka dhe lojë në heshtje do thoja. Mund të përmend rastin e letrave anonime kur unë i çova një letër Françeskës se nëse ajo ka ardhur me mision për të ndarë Romeon dhe Heidin. Pas disa ditësh ia kam thënë unë vetë që isha ai që ia kishte bërë atë pyetje dhe në një farë mënyre duke e mobilizuar lojën e saj pasi në ato momente Françeska ishte e çmobilizuar në lojë.