Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Mund të konsumoni 8 gota ujë në ditë por ama nuk duhet ta bëni këtë veprim në këmbë!

Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hidratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme. Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota në ditë. Megjithatë, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë. Ka shumë njerëz që e konsumojnë ujin teksa janë në këmbë. Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj.

Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. Kur e pini ujin duke qëndruar në këmbë, ai shkon direkt në stomak me shpejtësi duke ju rënduar dhe kështu mund t’ju krijojë probleme me tretjen. Po ashtu, sipas studimeve, kjo mënyrë e të pirit ujë shkakton problem me artritin, për shkak se uji nuk shpërndahet si duhet, por grumbullohet në kocka.

Kur pini ujë duke qëndruar në këmbë, uji thjesht derdhet me furi në të gjithë sistemin tretës, por nuk arrin në organe. Kështu uji nuk arrin ta pastrojë organizmin nga toksinet e depozituara në veshka dhe tëmth. Kur pini ujë në këmbë, etja nuk mund të shuhet. Në këtë mënyrë, nivelet e oksigjenit në organe pësojnë një luhatje. Kjo mënyrë e pirjes së ujit rrezikon edhe kockat dhe indet dhe i dobëson ato. Prandaj herën tjetër që ju pihet ujë, uluni siç duhet dhe lëreni atë të kryejë punën e tij në organizëm pa u nxituar.