Showbiz

Naomi Campbell ndahet nga këngëtari 25-vjeçar

Prej javësh është folur pa fund për romancën mes modeles së famshme Naomi Campbell me ish-pjesëtarin e “One Direction”, Liam Payne.

Gjithçka nisi me një koment në Instagram nga ana e 25-vjeçarit më pas me disa flirte derisa u bë publike se ata ishin në një lidhje.

Edhe pse modelja 48-vjeçare nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht, ata janë fotografuar disa herë së bashku.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar se dyshja i kanë dhënë fund kësaj lidhjeje por kanë mbetur miq pasi nuk kishte ndjenja të forta mes tyre.