Showbiz

Ndërron jetë komediani i famshëm John Witherspoon

Ai do të mbahet mend për rolet e tij të shumta të komedisë, veçanërisht për rolin e babait të Ice Cube në serialin “Friday”.

Aktori dhe komediani i njohur John Witherspoon ndërroi jetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Los Angeles ndërkohë që shkaku i vdekjes ende nuk dihet. Ai ishte 77-vjeç.

“Me trishtim të thellë ju informojmë se burri dhe babai ynë, John Witherspoon, u shua në shtëpinë e tij në Sherman Oaks” ,-shkruhej në njoftimin e bërë nga familjarët e tij online.

John i cili lindi më 27 Janar të vitit 1942, la pas bashkëshorten e tij Angela dhe dy djemtë JD dhe Alexander.