Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID-19 aktori i njohur, Luran Ahmeti!

Një lajm i keq për të gjithë ndjekësit e artit të tij. Ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare aktori i njohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti. Artisti me famë ndërkombëtare mësohet të ketë ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19, pasi ishte i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup.

Gjatë karrierës së tij artistike, Ahmeti ka marrë pjesë në shfaqje të shumta teatrale, filma dhe seriale. Ai ka qenë pjesë e Teatrit Shqiptar të Shkupit. Po ashtu ai ka marrë pjesë në një sërë filmash dhe serialesh të njohura turke, si Kurtlar Vadisi–Pusu, Elveda Rumeli, Muhteşem Yüzyıl: Kösem, Son Yaz Balkanlar, Mutlu Ol Yeter dhe të tjera.

Së fundmi artisti ishte angazhuar edhe në serialet turke, mes të cilave “Lugina e Ujqërve” dhe “Sulejmani i Madhërishëm”, ku ka pasur rolin e Kusret Pashait. Ahmeti është një prej personazheve që ka bërë shumë bujë në fushën e aktrimit, duke arritur të bëhet kështu pjesë e shumë projekteve të njohura filmike dhe teatrore, si ato vendore ashtu edhe në projektet ndërkombëtare. Ai ka luajtur gjithashtu edhe në serialin “O sa mirë”, në të cilin kishte rolin e profesorit të Historisë. Ahmeti la pas vajzën 6-vjeçare, bashkëshorten, një motër dhe prindërit.