Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 19-vjeçari në Kurbin!

Kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë, pranga të riut në Mamurras, falë informacioneve të inteligjencës policore. Efektivët arrestuan një 19-vjeçar, i akuzuar se ka qëlluar me armë zjarri ndaj banesës së dy shtetasve, vetëm pse i kishin kërkuar të mos xhironte gomat e makinës, për shkak të zhurmës. Ai tentoi t’i shpëtonte uniformave blu, por pa sukses. Pas kontrollit policor, në makinë iu gjetën e sekuestruan një pistoletë dhe municion luftarak që mbante me vete.

Rreth një vit më parë, gjykata i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 25 mars të vitit 2023.

Njoftimi zyrtar policor: 

Shtetasi P. N. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.  Më datë 25.03.2023, në Kurbin, shtetasi P.N. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasve K.N dhe E.N.

Iu gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive të paligjshme, 4 të arrestuar në Vaqarr. Në kuadër të operacionit të koduar “Just”, policia ushtroi kontrolle në mjediset e një lokali e prangosi të dyshuarit, të gjithë banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 celularë. Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i bluve:

Shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan E. M., 35 vjeç, A. K., 31 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.  Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.