Celebrities Gossip Showbiz

“Më sillni një…”, Luizi do t’i vërtetonte në këtë mënyrë ndjenjat për Kiarën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Darka sqaruese mes Luizit dhe Teas u komentua edhe nga Zhaklin Lekatari. Duke u sqaruar nëse ekziston një trekëndësh Teas, Luizit dhe Kiarës dhe nëse ndjenjat e Luizit ndaj Kiarës janë të vërteta.

 Zhaklin: Unë në atë darkë, pash pasiguri. Pres më shumë nga ty Luiz. Mund t’i kërkosh Big Brother, një darkë mes teje dhe Kiarës.

Luiz: A e more vesh Vëllai i Madh?

Zhaklin: Si ma vërteton që nuk po luan me Kiarën?

Luiz: Unë nuk po luaj me Kiarën. Të betohem me gjithë shpirt. Unë them më fusni një prift dhe martohem direkt me Kiarën në shtëpi. Në qoftë se ka një njeri që është i paduruesëm këtu, jam unë. Unë kërkoj vetëm të mos e vendosim më nën presion, ju lutem. Fjalë të tjera nuk di çfarë t’ju them.

Luizi dhe Kiara po kalojnë kohë shumë me njëri-tjetrin. Teksa ndodheshin në në dhomën e ndenjes, Luizi i afrohet duke tentuar ta puth dhe i kërkon të ketë besim tek ai. Ama dihet se kjo pythje, të cilën mezi po e presin të gjithë as këtë herë nuk ka ndodhur.