Lajmet e fundit

Nga xhelozitë e deri te planet e së ardhmes, Alvisa dhe Bashkimi zbulojnë gjithçka ekskluzivisht për TAR!

“Pardon My French” këtë episod padyshim kishte të ftuar dy nga personazhet më të përfolur të momentit, çiftin e diskutuar shumë në median ‘online’, Alvisa dhe Bashkimi. Dyshja dolën së bashku nga programi ikonik “Për’Puthen” dhe padyshim që për ta ka qenë një eksperiencë sa e bukur aq edhe me plot pengesa.

Por, si po i kalojnë këto ditë që nuk janë më pjesë e programit, pasi dolën si çift?

Alvisa: Jemi më të qetë, po shijojmë njëri- tjetrin. Aq ishte si eksperiencë, nuk më mungon të them të drejtën. 

Bashkimi: Eksperiencë shumë e mirë. 4 muaj ishin boll, dola bashkë me pulën (Alvisën). Ditët e para shkuam në vendlindjen tonë, unë në Mitrovicë, ajo në Vlorë për të qëndruar me familjarët tanë. 

Alvisa: Më tha gjyshja pse nuk e more me vete (qesh). 

Bashkimi: Vitin e Ri do ta kalojmë secili me familjarët tanë. 

Padyshim që nuk mund t’i shpëtonin pyetjes se cilat janë planet e tyre për të ardhmen, a planifikojnë dyshja të hedhin hapin e rradhës?

Bashkimi: Nuk e di për mua është pak e vështirë të bëj plane. Nëse jemi bashkë do e shohim.

Alvisa: Nuk kam asnjë plan, si të rrjedhë. 

Bashkimi: Nuk kam patur asnjë lidhje serioze më para, ndaj nuk bëj plane. Unë nuk e kam problem të bëj fejesë, bashkëjetesë. 

 Në një program si “Për’Puthen” nuk mund të mungojnë edhe skeptikët që dyshojnë në lidhjen e tyre dhe mendojnë se kanë dalë si çift vetëm për famë. Çfarë mendimi ka çifti lidhur me këtë.

Duhen ndonjëherë këta dyshuesit. Koha do të vërtetojë sa real jemi ne. Ka komente negative, por janë një përqindje shumë e vogël me adresa ‘fake’. Jam njeri shumë i thjeshtë.

E padyshim që një program si “Për’Puthen” të ofron shumë mundësi, por nëse do të marrin oferta që do t’i detyrojnë të qëndrojnë larg njëri- tjetrit si do ta prisnin ata këtë?

Bashkimi: Nuk kam patur asnjë ofertë deri tani. Dua ta provoj, por jam pak i vështirë. Dua të jetë diçka që ja vlen. Çfarëdo të jetë, mjafton të jetë në televizion. 

Alvisa: Unë nuk jam pro lidhjeve në distancë. Nëse do të na jepeshin këto oferta do përpiqeshim të rrinim bashkë.  

Në lidhje sa xhelozë janë ata të dy për njëri- tjetrin? Epo, përgjigja e Alvisës na tregoi shumë…

Alvisa: Kudo që të jetë mua do më ketë nga mbrapa!