Aktualitet

Ngjarjet e fundit kriminale në vend/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano!

Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra e drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Vendimi është marrë pas mbledhjes së ministrave, ndërsa u bë publike nga vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili shkarkimin e Gledis Nanos e ka lidhur me mos përmbushjen e objektivave të vendosura. Teksa tha se Nano nuk i ka realizuar detyrat, Çuçi ka shtuar se deri në një vendim të dytë Drejtor i Policisë do të jetë Tonin Vocaj i cili aktualisht mban postin e nëndrejtorit.

Sot qeveria mori vendim për shkarkimin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mosrealizim të objektivave që kishim vënë për drejtorin e policisë. Kryesisht lidhet me situatën në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë të policisë. Detyrat për momentin do t’i marrë nëndrejtori i Policisë deri në emërimin e drejtorit të ri.

Ngjarjet kriminale të ndodhur së fundi, Çuçi bën përgjegjës vetëm drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke përjashtuar çdo mundësi për një largim mundshëm të tij. Për Çuçin, shkarkimi i Nanos është i mjaftueshëm që Policia e Shtetit të ketë një reagim më të fortë në luftën kundër krimit.

Ka shkallë përgjegjësie deri tani, qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Nanos është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë në luftën kundër krimit.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1516854625431264