Celebrities Film & Tv Showbiz

Një mbrëmje dedikuar filmave/ Spektakli “Dancing With The Stars” nuk duhet humbur sonte!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.

Episodin e kaluar një surprizë e papritur erdhi për konkurrentët dhe publikun, pasi dy grupet e ndara sfiduan njëra-tjetrën. Performanca e skuadrës “Llokumet” arriti të vlerësohej me 37 pikë ndërkohë që skuadra tjetër “Zap” është vlerësuar me 33 pikë dhe pas llogaritjes së pikëve të publikut, skuadra e “Llokumeve” arriti të krijonte imunitet ndërkohë që skuadra “Zap” do të duhet të përballeshin nëpërmjet performacave me njëri-tjetrin mes çifteve.

Mbrëmja e sotme do të jetë ‘Digitalb Movie Night’. Një natë dedikuar filmit, ku çiftet do të kërcejnë me kolonat zakone të disa prej filmave më të dashur shqiptar e të huaj… Na mbeten edhe pak minuta për të zbuluar se çfarë kanë zgjedhur secili nga çiftet për ne.

Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty dhe do të jetë çdo të premte për t’ju sjellë ekskluzivisht përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që është atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram.