Showbiz

Khloe Kardashian pak ditë para lindjes, partneri i saj kapet mat duke e tradhëtuar

U lajmërua se për pak ditë ylli i “Keeping up with the Kardashians” do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që është vajzë.

Në një moment kaq të rëndësishëm dhe delikat të jetës së saj, për Khloe Kardashian fatkeqësisht u bë publike një video ku partneri i saj shfaqet duke e tradhëtuar.

Tristian Thompson basketbollisti i famshëm është kapur mat duke kyçur buzët me një vajzë të panjohur në një klub nate në New York. Lojtari i “NBA” pas një ndeshjeje ka shkuar të festojë me miqtë e tij ku është parë në shoqërinë e një vajze me të cilën po bisedonte, puthej e përkëdhelej.

Kjo është një histori e përsëritur pasi lojtari i famshëm ka tradhëtuar edhe ish bashkëshorten e tij pak javë para se ajo të lindte dhe vajza me të cilën e tradhëtoi ishte pikërisht Khloe.

Duket se Khloe Kardashian po e zë ‘karma’ pasi tashmë edhe ajo vetë ndodhet në të njejtën situatë. Asnjëri nga palët nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj ngjarjeje dhe në çdo moment pritet reagimi i tyre ndërkohë që të gjithë duan të dinë nëse ata do të vazhdojnë të jenë bashkë.