Celebrities Gossip Showbiz

Paloma dhe Donaldi, e konsiderojmë të hapur ‘luftën’ mes dy banorëve të “Big Brother VIP”!

Duket se në shtëpinë e “Big Brother VIP” situata sa vjen dhe tensionohet mes banorëve. Duket se mes dy konkurrentëve gjërat janë pak më të acaruara dhe bëhet fjalë pikërisht për Donaldin dhe Palomën. Në fillim dukej se dyshja po shkonte mirë, mirëpo mesa duket gjërat kanë ndryshuar që nga spektakli i së martës.

Duket se Paloma është ndjerë shumë e ofenduar nga reagimi i Donaldit, kur ajo u shpall si e preferuara e publikut. Gjatë qëndrimit të saj në “dhomën e dënimit” ajo ka nisur të flasë për Donaldin duke ju treguar dhe banorëve të tjerë për të.

Fillimisht, në një tavolinë me Ilir Shqirin dhe Fifin, Paloma tregoi me detaje gjithçka që e kishte mërzitur nga Donaldi.

Për momentin që unë u nominova, u votova nga publiku që isha personi favorit, mund ta prisja nga Semi që s’kam fare afrimitet. Një nga personat që njihja dhe jashtë ishte Donaldi dhe të bënte atë fytyrë, kështu (imiton reagimin e Donaldit). I thashë pse nuk e prisje që publiku do më zgjidhte mua? Jo, se prisja më tha. E di sa më ka vrarë ajo pjesë. E prisja nga Semi se ajo më tha nuk e prisja që të dilje favorite, po nga Donaldi… Dhe e kam vënë re që fillon dhe personat që i ndjen të rrezikshëm i piketon dhe i largon nga vetja.

Jo vetëm me Ilirin dhe Fifin, por Paloma gjithashtu ka folur dhe me Arditin për Donaldin, gjatë qëndrimit në “dhomën e dënimeve”, i cili gjithashtu kishte shumë pakënaqësi ndaj këtij të fundit.

Arditi: Krenohet…

Paloma: Se pastroi banjon ë?

Arditi: Se ishin shqetësuar që i ndërprisja unë në muhabet, Donaldi në çdo tre fjalë ndërpret nga një muhabet duke futur shaka palidhje mes një muhabeti serioz. 

Paloma: Hëhë…

Arditi: Apo s’quhet kjo? 

Paloma: Zëmra, quhet siç thotë ai zëmra.

Arditi: E ke vënë re e kam seriozisht, se është çik e tepërt.

Paloma: Të pyeta diçka tjetër, a ka bërë ndonjëherë punë shtëpie? 

Arditi: Ka larë banjon pra. 

Paloma: Vetëm kaq? 

Arditi: Kaq kam parë unë. Maksimumi ka bërë ndonjë ditë fshirje.

Pas daljes nga “dhoma e dënimit”, Paloma ka diskutuar gjithashtu edhe me Monikën për këtë pakënaqësi që ka ndaj Donaldit.

Dola unë nga… Që unë isha zgjedhja e preferuar e publikut, (imiton reagimin e Donaldit). E di si u bëra, s’kisha as kohë ta mendoja, ta përtypja. E kemi diskutuar gjatë brenda, se nuk e prisja. Mund ta prisja nga kjo që nuk kam lidhje fare.

 E pas thashethemeve të Palomës, mes kësaj të fundit dhe Donaldit pati një ‘përplasje’ me ironi.

Donaldi: Ndërsa ne e di çfarë kemi bërë kur nuk ishit ju këtu. 

Paloma: Ndonjë parashikim tjetër? 

Donaldi: Jo, kemi kërcyer valle te krevati i Palomës. I mora të gjithë, hajde këtu zemra. U kënaqëm.

Paloma: U kënaqët? 

Donaldi: Po, patjetër.