Showbiz

Pas dekoratës nga Donald Trump, Nexhmije Pagarusha merr edhe “Çelësin e Tiranës”

Këngëtarja legjendare shqiptare e cila do të mbetet ikonë përjetësisht falë zërit, talentit dhe hiteve të mrekullueshme që i ka lënë si trashëgimi për popullin shqiptar, vetëm 2 ditë më parë festoi 85-vjetorin e lindjes për të cilin dha një koncert madhështor në Akademinë e Arteve.

Ajo fillimisht u dekorua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për kontributin e saj në artin shqiptar dhe sikur të mos mjaftonte kjo ditën e kaluar ka marrë edhe ‘Çelësin e Tiranës” të dhënë nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

“Tashmë, kusht do të vijë në Tiranë, duhet të kalojë nga unë” ,-tha ajo me shumë humor pasi mori çmimin e saj mëse të merituar.