Celebrities Gossip Showbiz

Pas një mungese të gjatë rikthehen Dj Dagz dhe Dj Pm me një surprizë për të gjithë!

Dj Dagz dhe Dj Pm janë dy nga ish-banorët e “Big Brother Vip 1” dhe dy nga artistat më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tyre muzikore por edhe për historitë e dashurisë që u krijuan brenda shtëpisë së “BBV1” dhe që vazhdojnë më mirë se kurrë edhe jashtë.

Pas daljes së tyre nga ‘BBV’ suksesi i tyre në karrierë u rrit me hapa të mëdha. Të dy artistët kanë disa muaj që nuk kanë publikuar asnjë projekt të ri muzikor, por mesa duket tashmë ka ardhur koha. Para pak ditësh të dy kanë publikuar disa foto në Instastory nga studioja muzikore, ku kanë treguar se shumë shpejt do të sjellin një këngë të re. E vetëm pak më parë na kanë treguar më shumë rreth saj, duke publikuar një video teksa kërcejnë së bashku me kolegët e tyre me këngën e re në sfond.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbër Gumnishta (@dj_dagz)

Tanimë është mbushur një vit që prej fillimit të lidhjes së Einxhel dhe Dagz brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 1’ . Fotot e tyre me vogëlushin janë shumë të pakta ama  Dj Dagz ka postuar një foto me të teksa e mban në kraharor.