Health & Beauty

Për ju që keni hundë të bllokuara zakonisht gjatë natës…

A e keni vënë që gjithmonë keni hundë të zëna gjatë natës? Kjo mund të jetë një shenjë e një gjendjeje të quajtur hipertrofia e konkave të poshtme nazale. Otolaringologu i certifikuar në Kaliforni, Michael Yong thotë se mbyllja nga një ftohje ose alergji nuk ka gjasa të ndodhë pikërisht kur jeni duke u përpjekur të flini. Zakonisht këto probleme mund të shkaktojnë simptoma edhe në periudha të tjera të ditës.

Në vend të kësaj, shumica e njerëzve që kanë hundë të zëna vetëm gjatë natës kanë një gjendje të quajtur hipertrofia e konkave inferiore nazale. Kjo është një gjendje beninje që mund të shkaktojë mbyllje kur përpiqeni të flini. Gjendja ndodh kur konkat, strukturat kockore brenda hundës tuaj zmadhohen ose fryhen, gjë që mund ta vështirësojë frymëmarrjen përmes vrimave të hundës. Konkat janë të veshura me inde të buta dhe të pasura me gjak dhe kanë më shumë gjasa të fryhen kur jeni shtrirë sesa kur jeni në këmbë ose ulur për shkak të gravitetit. Si rezultat i kësaj zënia e hundës shkaktohet vetëm gjatë natës kur shkoni në shtrat.

Së bashku me rritjen e kongjestionit kur shtriheni në shtrat, mund të vëreni edhe gërhitje, probleme me gjumin, gjakderdhje nga hundët, një ndjenjë thatësie në zgavrat e hundës dhe madje edhe një ndjenjë të reduktuar të nuhatjes, kjo sipas ekspertëve.

Ndonjëherë konkat më të mëdha janë thjesht rezultat i “variacionit normal anatomik”. Ftohja, alergjia ose një infeksioni i sinuseve, gjithashtu mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë hipertrofinë e konkës së poshtme të hundës, pasi vetë këto probleme mund të shkaktojnë ënjtje.

Me siguri të gjithëve ju ka ndodhur që kur jeni ftohur njëra vrimë e hundës ka qenë më e bllokuar se tjetra. Mjekët thonë se shkaku ka të bëjë më pak me mekanizmat e ftohjes dhe më shumë me anatominë dhe funksionin e hundës. Hunda ka katër sinuse, “xhepa” të mbushur me ajër të lidhur me zgavrat e hundës, të cilat prodhojnë mukozën e nevojshme për të mbajtur hundën me lagështi.