Celebrities Gossip Showbiz

Për të interesuarit, Romeo Veshaj sapo nxorri në ankand Instagramin e Donaldit!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Thënë kjo, Donald Veshaj është padyshim një nga lojëtarët më të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ai gjithashtu ka qenë shpeshherë në qendër të debateve dhe diskutimeve mes banorëve. Por, këtë herë vëmendjen nuk e ka marrë Donaldi, por vëllai i tij, i cili me një video shumë ‘funny’ ka treguar ‘amanetet’ e fundit që i vëllai i ka lënë para se të futej në shtëpi.

Donaldi i kishte lënë password-et e rrjeteve sociale dhe për më tepër i kërkonte që të mos ja jepte askujt ato. Romeo është ndjerë ‘i ofenduar’ nga porositë e të vëllait si shenjë mosbesie, ndaj në mënyrë publike e ka nxjerrë Instagramin e Donaldit në ankand.

Epo, nxitoni sepse oferta mund të mos zgjasë edhe shumë…

Një nga modelet më të përfolura që jo pak herë është bërë pjesë edhe e diskutimeve në showbiz është Arta Nitaj. Bukuroshja nuk njihet vetëm për hiret perfekte, por edhe për marrëdhënien e mirë me shumë personazhe të showbiz-it të cilët e kanë përzgjedhur edhe si modele në klipin e tyre, si Butrint Imeri e Dafina Zeqiri. Por, me një modele si Arta nuk mund të mos lindin edhe dyshime për romanca të mundshme ashtu siç ka ndodhur së fundmi.

Arta ka kaluar disa ditë pushime në Dubai, por njësoj ka bërë dhe aktori i njohur i humorit Romeo Veshaj. Dyshja kanë postuar foto në llogaritë e tyre në Instagram nga i njëjti vend dhe kjo ka bërë që ndjekësit të dyshojnë për diçka më shumë mes tyre.

Mirëpo, modelja ka mohuar çdo spekulim të përfolur duke thënë se madje as nuk e njeh Romeon dhe se është në një lidhje.