Aktualitet

Pas protestave masive, ja reagimi i Kryeministrit!

Taksa e naftës nuk do të hiqet. Kjo sapo u bë e ditur nga kryeministri Rama duke iu përgjigjur thirrjeve që po përsëriten në protestat që vijuan edhe sot, për të 4-ën ditë radhazi.

Taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Ky është thelbi i moralit dhe arsyes se kësaj zgjedhjeje. Se ata 650 milion euro në rastin më të keq që duhet t’i paguajmë deri në fund të vitit nuk kemi mundësi t’i paguajmë nëse mbajmë taksat më të ulëta. Kemi kontributet më të ulëta shëndetësorë e shoqërore në rajon. Jo vetëm që do t’i mbajmë, por nga paketa e rezistencës sociale do ulim taksat mbi pagën por për ata që realisht kanë nevojë për mbrojtje. Si të mos faturohet kriza energjetike për asnjë familje dhe biznes të vogël!

Merrni sot faturën e energjisë dhe bëni një shumëzime 4 ose 5, këto ditë të fundit për të kuptuar që kjo qeveri është e kundërta e shëmbëlltyrës që shajnë dhe akuzojnë ata që protestojnë në emër të popullit e dritën e iphonëve. Shahet dhe akuzohet një qeveri me gjuhën më vulgare, kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe duke sajuar fakte të paqena i kërkohet të hiqet edhe taksën e naftës. Kë komunizëm do heqin këta njerëz që akuzojnë qeverinë që ngre çmimet edhe sot kur e tërë bota po përballet me rritjen e çmimeve si pasojë e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë më e lartë sot sesa ajo lloj rritje çmimi përmes një takse të veçantë që kërkonte të vinte presidenti i Francës kur morën Parisin dhe i vun zjarrin. Nuk dalin se ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e tërë botës, duhet të mos kesh as minimumin jetik të moralit dhe arsyes njerëzore.

Rama shtoi se qeveria do të paguajë 50% të shpenzimeve për naftë për të gjithë funksionarët publikë, të tjerat t’i paguajnë nga xhepi i tyre.

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit vendosi sot që çmimi i shitjes me pakicë të naftës për periudhën 12-15 mars të jetë 217 lekë/litri. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe të nënprodukteve të tyre”.

Nëpërmjet këtij Akti Normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët. Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjëherë Bordi i Transparencës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas Aktit Normativ, Bordi vendosi:
1. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
3. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Plani i plotë i mbështetjes me 7 pika!

13.6 mld dollarë për të indeksuar pensionet, përfitojnë 637. 542 pensionistë

434 mijë përfitues, ne do të kompensojmë me lek në dorë rritjen e çmimeve të shportës që është 7%, qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen e çmime të shportës. Përfitojnë pensionistët e invaliditetit, që jetojnë vetëm, personat e aftësi të kufizuar të verbër, tetraplegjik dhe paraplegjik dhe familjet e skemës së ndihmës ekonomike.

Mbështetja për fermerët: 1.4 mld lekë, ose 14 mln dollarë me një shtesë plus 5 mln dollarë që do derdhet menjëherë.

Shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës.

Dy muaj përpara, ligji për zerimin e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, përgjysmimi taksës për pagat deri në 500 mijë lekë

Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra

20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë.

Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15 mars me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.