Aktualitet Politikë

Primaret e Komisionit të Rithemelimit për vendoret e 6 Marsit, nis votimi!

Në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnje, Vorë e Rrogozhinë ku më 6 Mars do të ketë zgjedhje të pjesshme lokale, nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit janë organizuar votime. Anëtarët e degëve të PD-së janë thirrur nga Berisha e mbështetësit, të votojnë për kandidatin e preferuar, me të cilin të përfaqësohen në garën elektorale të pas më shumë se një muaji. Pjesëmarrja në primare përshkruhet si “ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar”.

Selia Blu reagoi duke vënë në dukje se “as Berisha dhe as emrat që ai ka publikuar s’kanë lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike”.

Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e ‘non gratës’ së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij!

Ndërkohë, Berisha ende nuk ka mbyllur negociatat me partitë aleate, duke lënë të paqartë mënyrën si do të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KQZ ndërsa afati i fundit është nesër.

Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit:

Dibër: 1. Behar Baudin Dema, ekonomist; 2. Dafina Bajram Muda, psikologe; 3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar.

Durrës: 1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist; 2. Silvja Xhemal Gjepali, IT.

Lushnje: 1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat; 2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat; 3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik; 4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

Rrogozhinë: 1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist; 2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar; 3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner; 4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi; 5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist.

Shkodër: 1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist; 2. Arben Xhavid Maliqi, jurist;  3. Astrit Myfid Bushati, Jurist; 4. Bardh Ali Spahia, Mjek; 5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke; 6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike.

Vorë: 1. Luan Gani Beta, Inxhinier; 2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.