Aktualitet

Probleme nga moti i keq në Elbasan, rënie gurësh në rrugë, OSHEE: Dëmtohet rrjeti i tensionit të mesëm në Fierzë

Moti i keq këtë të shtunë ka sjellë problematika edhe në qarkun e Elbasanit. Deri më tani raportohet se në aksin Librazhd-Elbasan ka rënie të gurëve në rrugë, për këtë arsye rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.

Në disa rrugë ka vërshime të shumta të ujit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, por deri më tani pa probleme.

Mësohet se ka ndërprerje të energjisë elektrike në Sheze dhe Gjocaj të Peqini, gjithashtu edhe në Gracën të Elbasanit.

Ekipet e emergjencave po qëndrojnë në gatishmëri, pasi pritet që situata të ketë përkeqësim në orët e pasdites.

Për shkak të motit të keq është dëmtuar linja e rrjetit të tensionit të mesëm në Fierzë.

‘Moti i keq dhe me reshje dëmtoi linjën e rrjetit të tensionit të mesëm në Fierzë. Brigadat OSS, Kukës, Tropojë në terren për riparimin e avarisë.’- njofton OSHEE.

Vijon…