Peter von Tangen Buskov nga Danimarka ka shënuar rekord të ri botëror për numrin më të madh të shkrepëseve të vendosura në hundë. 39-vjeçarit iu desh të fuste të paktën 45 fije në vrimat e hundës për të shënuar rekord të ri. Në vend që të ndalonte në 45, danezi vazhdoi duke vendosur edhe 23 fije të tjera, duke e rritur numrin në 68.
Von Tangen Buskov u shpreh për mediat se:
Kam vrimat e hundës mjaft të mëdha dhe lëkurë elastike. Jam i sigurt se kjo më ndihmoi shumë. Kurrë nuk e kam menduar se do të shënoja një rekord.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot_17-20-780x439.png)