Aktualitet

Rihapja e hetimeve për “21 janarin”, zbardhet kërkesa e Policisë së Tiranës

Zbardhet kërkesa e Policisë së Tiranës për rihapjen e hetimeve për “21 janarin”. Në dokumentin dërguar prokurorisë, kërkohet ri-ekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës. Gjithashtu kërkohet të ripyeten ish efektivë dhe punonjës aktual të Gardës që kanë qenë në shërbim në 21 janar 2011, por edhe të afërm të viktimave apo pjesëmarrës në protestë.

Blutë e kryeqytetit propozojnë të këqyren sërish pamjet filmike të tubimit me fokus momentet e vrasjeve. Hetime shtesë për caktimin e drejtimit të qitjes kur humbën jetën Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Nga të shtënat në grumbullimin anti-qeveri të një dekade më parë u vranë 4 protestues.