Saimir Kodra do të rikthehet në radio?!
Pardon My French • 22:54 21/01/2021
Një ndër figurat më të dashura të ekranit dhe radios shqiptare, Saimir Kodra ishte sot në Top Albania Radio. Këtë herë Saimiri nuk erdhi vetëm, por ishte i shoqëruar nga djali i tij. Jo pa qëllim, ai e kishte marrë me vete, për t’i treguar çdo cep të radios, që mbartin një histori dhe një kujtim më vete. I biri e ndiqte hap pas hapi të atin, ku Saimiri ndihej shumë nostalgjik dhe i emocionuar. Me gjithë mallin dhe dashurinë e madhe për radion, Saimiri u pyet në emisionin “Pardon My French” nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, nëse do të rikthehej sërish një ditë në këto ambiente. Tashmë jemi mësuar ta shikojmë në emisionin investigativ “STOP”, por shpirti nuk do t’i ndahet asnjëherë nga radio, saqë edhe kohët e fundit e kishte menduar për një rikthim në ‘dashurinë e parë’.
Radio është një dashnore që nuk do ta tradhëtoj kurrë! Po ta hapësh te Fjalori i Gjuhës Shqipe e gjen si terminologji dhe është shumë e bukur. ‘E dashur’ sot është pak moderne, për ne të vjetërit, dashnorja është më sublime. Edhe që nuk e putha kurrë, më vjen keq! Nuk e di kur do të kem atë kontaktin… por është një dashuri platonike që jeton gjatë. Realisht… jo se jam me ju sot këtu, por kam nja 6-7 muaj që e mendoj një rikthim në radio. E shoh si një mekanizëm relaksues dhe dua të bashkëbisedoj me njerëzit duke i ndjerë shumë pranë… janë si këto seancat me psikologun…
Gjithashtu ai zbulon me shaka se shumë vajza janë dashuruar me zërin e tij, por kur e shikonin nga pamja zhgënjeheshin… Gjithsesi talenti dhe pasioni i tij për gazetarinë nuk na ka zhgënjyer në asnjë moment.
Pse nuk zgjodhi Megi Pojani personazhe VIP për “MeKast” ?
Pardon My French 19:05 25/04/2024
Megi Pojani: “Marsela është një bush**r e ndjeshme, shumë xheloze”!
Pardon My French 19:03 25/04/2024
Megi Pojani: “Mami mendoi që intervista me eskortën ishte skandaloze”!
Pardon My French 19:01 25/04/2024
Nga debatet në BBV mes banorëve tek të pathënat e “MeKast” nga motrat Pojani – PMF 25/04/2024
Pardon My French 18:50 25/04/2024
“Debati me Julin më orgazmik se jacuzzi me Heidin”, Romeo “braktis” banoren!
Pardon My French 18:34 25/04/2024
Çfarë po “gatuajnë” Luizi dhe Ledri Vula?
Pardon My French 18:34 25/04/2024
3 vajzat shqiptare në kopertinën e ‘Time’!
Pardon My French 20:04 18/04/2024