Një sfidë e rrezikshme mes shoferëve të rinj po përhapet në mbarë botën me rezultate tragjike në shumë raste. Trendi më i fundit është i ashtuquajturi “sërfing mbi makinë”. Një veprim i tillë tejet i rrezikshëm fatkeqësisht në shumë raste përfundon në mënyrë tragjike me rënien e një ose më shumë personave nga automjeti në lëvizje duke shkaktuar plagosje ose vdekje. Kështu ndodhi në SHBA në fillim të korrikut të kaluar, kur një 16-vjeçar ra nga pjesa e siperme e një makine që udhëtonte me më shumë se 90 km/h, duke humbur jetën.
View this post on Instagram
Një sfidë e tillë filloi në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë modë në të gjithë botën. Videoja e fundit vjen nga Napoli, ku një i ri me shokët e tij ecën me shpejtësi 130 km/h. Protagonistët e postuan videon në rrjetet sociale, duke sfiduar grupet e tjera të të rinjve të zonës që të bëjnë të njëjtën gjë.