Botë e Çuditshme

Shënohet rekordi botëror për pastrimin më të shpejtë të dritareve!

Një grua britanike së fundmi ka shënuar rekord të ri botëror duke pastruar dritaret në vetëm 16.13 sekonda. Aliscia Burrows ka pastruar dritaret ndërsa konkurronte në Manchester Cleaning Show dhe përfundoi duke mposhtur rekordin e mëparshëm për vetëm 0,15 sekonda.

Babai i Aliscia është një pastrues profesionist dhe mban rekordin për pastrimin më të shpejtë të dritareve për 9.14 sekonda. “Ndonjëherë shkoja në Londër me babanë tim dhe e shikoja duke punuar, merrja pjesë në shfaqjet e pastrimit të dritareve që organizoheshin nga Federata e Pastruesve të Dritareve”-tha 33 vjeçarja.