Aktualitet

Shifra në rënie nga COVID-19, turistët kosovarë dynden drejt bregdetit tonë!

Shifra në rënie nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 108 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit. Ndërkaq numri i të shëruarve është i lartë 732 të tillë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Shqiperia regjistron  19,353 raste aktive.

Në vendin  tonë sot kanë mbërritur edhe 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik. Kryeministri Rama konfirmoi se ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe se objektivi mbi 500 mijë të vaksinuar brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 vaksinime!

Kjo fundjavë ka regjistruar një fluks turistësh nga nga Kosova që kanë vendosur ti drejtohen bregdetit tonë. Sipas mediave kosovare, radhë të gjata janë krijuar në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë. Kujtojmë se kufizimet anti covid nuk kanë ndryshuar ende në vendin tonë ku vijon ora policore 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit!