Celebrities Gossip Showbiz

Si u pritën tre banorët e rinj në “Big Brother VIP” nga më të “vjetrit”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Të shtunën e kaluar iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, tre banorë të rinj të cilët janë Julia, Silvi dhe Sara Karaj. Teksa mbrëmë u pyetën nga Ledion Liço se si u pritën në shtëpinë e BBV, 3 banorët e rinj u shprehën se ‘shumë mirë’. Por pasi panë një klip se çfarë ishte thënë për ta, ata dhanë mendimet e tyre për situatat e dëgjuara.

Julia: Impostimin e kam sepse nuk dua të më duken rrudhat e qafës. Duke e parë edhe nga jashtë, edhe sjelljen e saj, qasjen që ka patur Egla nuk më pëlqen. Qëllimi im është që kam ardhur këtu të argëtohem edhe pse grupin e mblodha që ditët e para. Unë jam dinamit, por eksperienca e jetës më ka mësuar që të ruhem nga shpërthimet…

Ndërkohë sa i përket Sara Karajt ajo iu është përgjigjur banorëve se pas autobusit ‘mund të ngjitëm në tren’ teksa ka konfirmuar se më pranë gjatë kësaj jave ka patur Erjolën, Riken dhe Ledjonën.