Auto & Moto

Singer tanimë me një fabrikë të re, aty nga ku dalin makinat më të mira të Porsche!

Singer është thjesht një kompani e fokusuar në modifikimin e makinave klasike të Porsche, por ata që kanë parë një model nga Singer e dinë se ekspertët e saj e bëjnë punën në detaje dhe në perfeksion. Për të ruajtur cilësinë, kompania hapi një objekt të ri dhe më të madh në Torrance të Kalifornisë.

Ky objekt ngjan më shumë më një fabrikë dhe këtë më së miri e tregon videoja e publikuar nga ‘Top Gear’. Rob Dickinson themeloi Singerin 12 vite më parë dhe për herë të parë prezantoi një Porsche 964 të modifikuar. Prej asaj kohe është rritur me hapa të shpejtë, aq sa ka filluar të kufizojë porositë për modelet klasike.

Në objektin e ri të Singer kryhen të gjitha operacionet, nga lyerja e deri të ndërtimi i pjesëve rezervë dhe atyre të reja. Gjithashtu montohet makina dhe kryhen punë shumë të mëdha. Drejtori i Singer, Mazen Fawaz, pretendon se kompania mund të përmbushë të gjithë kërkesat e klientëve dhe t’ia rrit vlerën makinës.

Ndërkaq, Porsche vazhdon të elektrizojë modelet e saja dhe një Cayenne plotësisht elektrike pritet në treg pas tre vjetësh. Me një total prej 95,604 njësive të shitura në vitin 2022, Cayenne ishte modeli më popullor i Porsche. Një version i përmirësuar i SUV-it të madh luksoz u njoftua përpara premierës së tij botërore të planifikuar për në prill dhe modeli ekziston që nga viti 2017.