Showbiz

Sophia Loren rikthehet në setin e xhirimit pas 10 vitesh mungesë

Ikona italiane e filmit Sophia Loren do të rikthehet në ekran në moshën 84-vjeçare.

Pas 10 vitesh mungesë së setin e xhirimit ajo do të rikthehet si protagoniste në filmin më të ri që quhet “Jeta përpara teje”.

Aktorja do të luajë rolin e një hebreje e cila arratiset nga kampi i Auschwitz ku më pas nisi të kujdesej për një fëmijë me ngjyrë.

Ky film pritet të dalë në kinematë botërore në vitin 2020 ndërkohë që xhirimet sapo kanë nisur në Puglia të Italisë.