Botë e Çuditshme Tech

Spektakli që pritet të dhurojnë këtë muaj pesë planetë të sistemit diellor…

Këtë muaj pesë planetë të sistemit diellor do të jenë të dukshëm nga Toka si pjesë e një shtrirjeje të rrallë planetare. Më 28 mars, Jupiteri, Mërkuri, Urani, Marsi dhe Aferdita pritet të rreshtohen së bashku në një pjesë të vogël të qiellit pas perëndimit të diellit.

Dy nga planetët më të shndritshëm, Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë të dukshme pranë horizontit, ndërsa Aferdita pritet të shkëlqejë më lart në qiell. Vitin e kaluar, astronomët në hemisferën veriore patën mundësinë të shihnin Merkurin, Afërditën, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin.

Planetët pritet të rreshtohen në 50 gradë, që do të thotë se ata do të shfaqen më afër njëri-tjetrit nga Toka në një zonë të vogël. Ky fenomen vizual ndryshon nga një shtrirje astronomike, e cila i referohet kur planetët bashkohen njëkohësisht në të njëjtën anë të diellit. Ngjarje të tilla nuk janë të rralla, por diçka e tillë nuk do të ndodhë përsëri deri në vitin 2040.

Ndërkaq, nëse do të kishte pasur një planet midis Marsit dhe Jupiterit, ai do të mund ta shtynte Tokën jashtë sistemit diellor dhe kështu do të zhdukte jetën në planetin tonë. Në këtë përfundim ka arritur astrofizikani i UCR Roverside, Stephen Kane, i cili shpjegoi se rezultati i tij është pjesë e një studimi që donte të adresonte disa boshllëqe në shkencën planetare.

Sipas tij qëllimi i parë ishte të kuptonim pse ekziston një hendek kaq i madh midis planetëve të ngjashëm me Tokën dhe gjigandëve të gazit në sistemin tonë diellor. Falë teleskopëve të fuqishëm që analizojnë atmosferat e planetëve të tjerë, shkencëtarët janë shumë më afër përgjigjes së kësaj pyetjeje të përjetshme. Boffins së shpejti mund të jenë në gjendje të na tregojnë nëse ka njerëz të vegjël jeshilë, disqe fluturuese dhe jetë në Mars apo nëse evolucioni i jetës është vetëm në Tokë.