Celebrities Film & Tv Showbiz

Takimi i parë i aktorëve Rachael Leigh Cook dhe Freddie Prinze Jr. ishte si një komedi romantike…

Takimi i parë mes aktorëve Rachael Leigh Cook dhe Freddie Prinze Jr. ishte tamam si një film. Para se dyshja të luante në “She’s All That” së bashku, ata u takuan me njëri -tjetrin në një festë në një ndodhi qesharake. Rachael tha për “E!”:

Herën e parë që takova Freddie ishte në Sundance. Ne ishim të dy në “House of Yes” dhe unë isha në një shtëpi ku ai dhe Parker [Posey] dhe Josh [Hamilton] dhe të gjithë po përshëndesnin njëri-tjetrin. Unë isha duke qëndruar në dhomën e ndenjies dhe ndjeva disa krahë gjigandë teksa më vinin rreth meje dhe më përqafuan dhe ky person mbështeti mjekërn mbi kokën time. Ishte Fredi dhe ai thjesht më tha: “Hej zemër”.

Rezulton se Freddie kishte ngatërruar rastësisht Rachael me të dashurën e tij të atëhershme, Kimberly McCullough. Rechael shpjegoi:

Unë ngrita kokën dhe ai bërtiti pak sepse mendoi se unë isha Kimberly. Ai nuk e dinte që isha unë. Ne kishim të njëjtin portret dhe ngjyrën e flokëve njësoj. Pra, ishte një takim i parë mjaft qesharak, komedi romantike që padyshim nuk u bë kurrë një romancë e vërtetë, por ishte mjaft qesharake.

Ndërsa Rachael dhe Freddie humbën kontaktin pas xhirimeve të përfunduara në filmin “She’s All That”, ata u rilidhën vite më vonë pas vdekjes së kolegut të tyre Paul Walker.

Ne pimë kafe dhe mbaj mend që i thashë: “Unë e di që ne kurrë nuk u shoqëruam shumë pas xhirimit, por ti nuk e ke idenë se çfarë pjesë e madhe e jetës sime rezultoi të ishte kjo eksperiencë”. Dhe ai tha diçka tipike të stilit të tij: “Edhe unë, plak. Është e çmendur”. Unë jam aq me fat që është dikush aq simpatik dhe aq i bukur sa Fredi për ta ndarë këtë bashkë.

Rikujtojmë se, rreth 20 vite më vonë, “Netflix” ka rikrijuar një version tjetër të filmit “She’s All That” me titullin “He’s All That”. Aktorja kryesore, e luajtur nga Addison Rae, pranon një sfidë për të kthyer “dështakun e shkollës” në “mbretin e mbrëmjes së maturës”. Ndërkohë që ky version vjen më ndryshe, pasi në atë origjinal ishte e kundërta, deri tani duket shumë interesante.