Celebrities Gossip Showbiz

“Të dua me çdo lloj ngjyre!”, Gaz Paja i bën dedikim romantik bashkëshortes së tij

Gaz Paja dhe Ira Seferi janë prej dy vitesh të martuar dhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dardi. Aktori i humorit nuk publikon shpesh dedikime dashurie, por kur e bën na ‘shkrin zemrat’ të gjithëve.

Për dy vjetorin e martesës së tyre, Gazi ka postuar një foto në Instagram dhe bashkangjitur ka bërë një dedikim aq sa romantik, aq edhe ‘funny’, pasi nuk mund të mungojë nga ai sensi i humorit.

Dy vite më parë lidha kurorë me një bjonde. Për këtë brunen po flas. Të dua Ira Seferi me çdo lloj ngjyre!

Mesa duket çifti i kanë vënë dhe epitete njëri-tjetrit, pasi Ira ka falenderuar publikisht në komente Gazin duke e thirrur ‘Aga’.

Aaa faleminderit për surprizën Aga! Të dua!

Epo më ëmbël se kaq nuk festohet përvjetori!