Në temat e diskutimit në “Një orë me Frankën”, është diskutuar një çështje shumë delikate, e cila vazhdon të mbetet ende tabu, seksi. Mosshprehja e asaj që ndjejmë dhe shtypja e ndjesive tona shkakton probleme edhe në marrëdhënien në çift.
Franka shpjegon se seksi është një akt ku shkëmbehen energji, dëshira e brendshme është dëshira e shpirtit.
Lironi mendjen, hapuni me partnerin/en! Pretendoje kënaqësinë po aq sa pala tjetër.
Përdhunimet dhe ngacmimet seksuale vazhdojnë të zënë ende vend në media dhe në përditshmëri dhe mosdiskutimi i kësaj çështje duke u konsideruar si tabu dhe turp nuk ju jep lirinë e duhur njerëzve për të shprehur dëshirat e tyre.