Bota

Papa Françesku: “Seksi po rrezikohet nga pornografia…”!

“Seksi është një dhuratë nga Zoti, por katolikët duhet të shmangin pornografinë”. Kështu ka deklaruar Papa Françesku përpara një audience në Sheshin e Shën Pjetrit.

Kënaqësia seksuale është diçka për t’u çmuar, por ajo po minohet nga pornografia dhe kënaqësia pa një marrëdhënie mund të gjenerojë forma varësie. Ne duhet të mbrojmë dashurinë.

Papa Françesku dukej se po u përgjigjej kritikëve të tij konservatorë, të cilët u zemëruan javën e kaluar pasi një libër me përmbajtje seksualisht eksplicite të shkruar dekada më parë nga kreu i doktrinës së Vatikanit u bë sërish publik. Libri, nga Víctor Manuel Fernandez, një kardinal argjentinas i afërt me Papa Françesku përfshinte një kapitull që përshkruan ndryshimet midis orgazmave mashkullore dhe femërore.

“Grykësia po vret planetin”. Rikujtojmë, se ky ka qenë paralajmërimi i Papa Françeskut, i cili e ka veçuar atë si mëkatin më të rëndë, duke përmendur ndikimin e saj shkatërrues në Tokë. Udhëheqësi katolik tha se ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe të shijosh vaktet, njerëzit kanë zhvilluar një zakon të mosmoderimit kur bëhet fjalë për ushqimin.

Papa ka paralajmëruar më parë se bota siç e njohim ne po shembet dhe mund të jetë afër pikës së thyerjes mes ndryshimeve klimatike që përshpejtohen me shpejtësi dhe mosveprimit të liderëve globalë. Ai emëroi vendet e zhvilluara perëndimore si fajtorët kryesorë pas krizës. Duke folur gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore, Papa argumentoi se nga pikëpamja sociale, grykësia është ndoshta vesi më i rrezikshëm që po vret planetin. Ai u ndal te grykësia si elementi me cilën ne kemi sulmuar gjatë shekujve të fundit të mirat e planetit.