Bota Sport

Zhurma seksi gjatë transmetimit të shortit të Euro2024, të pranishmit mbesin pa fjalë!

Një e papritur ka kapur “mat” të gjithë të pranishmit por edhe teleshikuesit gjatë shortit të Euro2024. Bëhet me dije se disa zhurma seksi janë dëgjuar, teksa këtë gjë e ka konfirmuar edhe reagimi i menjëhershëm i David Silva.

David Silva po përpiqej të mos qeshte pasi zhurmat e seksit filluan të dilnin me zë të lartë gjatë transmetimit të shortit të Euro 2024 në BBC.

Kujtojmë se në 2023, YouTuber Jarvo69 bëri të njëjtën shaka gjatë mbulimit të BBC-së për Wolves vs Liverpool në FA Cup, teksa dyshimet mbeten sërish nëse edhe kësaj rradhë është ndonjë sulm i tillë.

Nga ana tjetër bëjmë me dije se Shqipëria është pjesë e grupit B së bashku me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë.