Health & Beauty

Teknika e re të hollimit të këmbëve nëpërmjet grimimit të tyre!

Falë mbretëreshës së konturimit Kim Kardashian, kjo teknikë e grimit është një ndër trendët më të mëdhenj kohëve të fundit. Me këtë teknikë mund të rregullohen fytyra, vithet, stomaku, madje edhe këmbët!

Në video mund të shihet hap pas hapi teknika e konturimit të këmbëve dhe e gjitha fillon me lyerjen e bazës, në mënyrë që të njëjtrajtësohet me këmbët. Pastaj nxirret kremi i errët nga ana e këmbëve dhe në secilin gisht, dhe pastaj të gjitha ato nuanca përzihen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LiveGlam (@liveglam)


Poenta e konturimit është krijimi i iluzionit të hijes, në mënyrë që këmbët të duken “më të holla”. Në fund të videos, janë vendosur fotografitë para dhe pas konturimit, ndërkaq dallimi mezi vërehet.

Ajo që është e sigurt është që për konturimin e këmbëve nevojitet goxha kohë dhe mund, por nuk jemi të sigurt që mundi i bërë dhe koha e shpenzuar në këtë rast ia vlejnë. Veç të tjerash, kush do t’i vërejë që këmbët tuaja janë “më të holla”?!