Celebrities Gossip Showbiz

“Fëmijëria e vajzës sime nuk ka qenë e qetë…”/Aktorja Monica Bellucci ‘hap zemrën’ !

Aktorja e njohur Monica Bellucci ka thënë së fundmi se fëmijëria e vajzës së saj, Deva Cassel, nuk ka qenë aspak e lehtë. Deva ka ndjekur hapat e nënës së saj dhe tashmë është mjaft e njohur në botën e modelingut. Edhe pse Monica e nisi kështu karrierën e saj, pranon se është pak e shqetësuar për zgjedhjen e karrierës së vajzës së saj. Në një intervistë me Marie Claire aktorja tha se:

Duhet të pranoni që vajza juaj ka përvojat e veta dhe përpiquni të mos e rëndoni. Mua mua më pëlqen veçanërisht të shoh Devan të pasionuar, krijuese, të gjallë.

Monica ndan vajzën e saj me ish-bashkëshortin, regjisorin dhe aktorin Vincent Cassel. Duke pasur parasysh karrierën e tyre, Deva shpesh lëvizte me ta. Monica vijoi duke shprehur se:

Ajo vjen nga një familje akrobatësh dhe këta jemi ne. Edukimi i saj ishte i shpërndarë midis Italisë, Brazilit, Francës. Fëmijëria e saj nuk ishte e qetë, por ajo tani ndihet mirë dhe unë ndihem e lumtur.

Bellucci ka folur edhe për dashurinë e saj të re, Tim Burton.

Nëse jam me të, kjo është në radhë të parë sepse më prek shpirti i tij. Për më tepër, kur më ofroi një rol kyç në filmin e tij të radhës, menjëherë rashë dakord sepse, përveç dashurisë, doja të ndaja edhe përvojën e punës me të.

Së fundmi Monica rrëfeu në një intervistë të dhënë për 58 vjetorin e saj se përse nuk është e fiksuar pas rinisë. Duke folur për “Sunday Times” , ajo u shpreh:

Ka shumë femra që ndihen të lira dhe të gatshme të rriten, në mënyra të ndryshme.

Siç tha ajo, nuk është e gatshme të humbasë vitet duke ndjekur dieta strikte dhe sfilitëse dhe as nuk do të “shkrihet” në palestër, duke pasur një ankth të përhershëm për imazhin e saj. Natyrisht, kujdeset për veten, duke bërë ‘pilates’ për të qenë në formë dhe thjesht duke ndjekur një dietë të thjeshtë disa ditore nëse mendon se kalon peshën “ideale” për të, por asgjë dërrmuese.