Bota Botë e Çuditshme

Tentoi të blinte një Porsche me çekun prej miliona eurosh, arrestohet amerikani!

Një 21 vjeçar është arrestuar në Kentaki të SHBA-ve për shkak të përpjekjes së tij për të blerë një Porsche me një çek prej 78 milionë dollarësh. Connor James Litka nga Bloomington, Indiana, ka vizituar Blue Grass Motorsport, përfaqësinë e Porsche në Kentaki duke kërkuar të blinte një makinë me shumën e lartëpërmendur. Megjithatë, punonjësit e dyqanit kanë dyshuar dhe kanë refuzuar t’i shesin makinën.

Që nga ai moment, gjërat kishin filluar të shkonin keq, pasi i riu ka kërkuar me ngulm çelësat. Edhe pse Blue Grass Motorsport i ka kërkuar amerikanit të largohet nga dyqani, ai ka refuzuar. Punonjësit kanë filluar të shqetësohen se ai mund të bëjë diçka të pamatur dhe kanë lajmëruar policinë.

Kur policia arriti, i riu u arrestuar. Ai tani po përballet me një akuzë për sjellje të parregullt. Gjatë hetimit, policia mësoi se kjo nuk është përpjekja e parë e të riut për të blerë një automjet luksoz. Kjo pasi ditë më parë ai kishte vizituar edhe dyqanin e Land Rover me një çek prej 12 milionë dollarësh.