Aktualitet

Thika mes dy kushërinjve, dy të plagosur në Rrëshen!

Dy të plagosur në Rrëshen nga përdorimi i thikave. Të lënduarit janë të rinj të moshave 19 e 20-vjeç e siç raportohet, edhe kushërinj mes tyre. Ndërmjet të dyve nisi një konflikt për të cilin nuk jepen detaje, por situata degradoi deri në përdorimin e thikave.

Napolon Gjoka e Kledi Kaçi mbetën të dëmtuar pasi goditën njëri-tjetrin dhe për shkak të dëmtimeve fizike u dërguan në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vazhdojnë hetimet e autoriteteve policore.

Mirditë/ Informacion paraprak

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri-tjetrin.  Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.