Bota

Mbyllet votimi në Turqi, pritet të nisë procesi i numërimit, mbi 16 të plagosur!

Ka përfunduar procesi i votimit në Turqi, ndërsa pritet që të nisë procesi i numërimit në 81 provincat e vendit.

Sipas mediave vendase, votimi në 32 provincat lindore filloi në orën 7 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundoi në orën 16. Votimet në provincat e mbetura u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 17:00.

Mes 61.44 milionë votuesve me të drejtë vote, 1.03 milionë të rinj hodhën votën e tyre të parë. Gjithsej 206,000 kuti votimi u shpërndanë në të gjithë vendin, duke i hapur rrugë kandidatëve nga 34 parti politike.

Në këto votime do të zgjidhën kryetarët e bashkive për 81 provinca, 973 rrethe dhe 390 qytete, si dhe mbi 50,000 udhëheqës lokalë. Përveç kësaj, votuesit do të mund të zgjedhin anëtarët e këshillave krahinore dhe bashkiake.

Por këto votime nuk kanë shkuar aq qetë në qyetin Şanliurfa, kanë mbetur 15 persona të plagosur në përleshje që shpërthyen në qytet. Ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme, 6 të dyshuar janë ndaluar.

Përleshjet shpërthyen në qendër të qytetit dhe disa lagje në lagjet e Harranit dhe Bozovës. Në përleshjet që shpërthyen mes të afërmve të kandidatëve për kryetar, mbetën të plagosur 15 persona, 4 prej tyre me plagë me armë zjarri.

Përleshja në këtë qytet u vu nën kontroll menjëherë nga zjarri që hapën autoritetet turke.