Showbiz

Top Awards: Ilger, pas bashkëpunimit që e futi në “The Top List” me Elgit Dodën, debuton i vetëm

Me zërin e Ilger jemi njohur falë pjesëmarrjes së tij në edicionin e 5-të të “The Voice of Albania”. Edhe pse nuk u shpall zëri më i mirë i shqiptarëve, Ilger ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar, i cili e dashuron zërin e tij. Ju mund të zbuloni më shumë për Ilger, duke klikuar tek kategoria “Artiste”.

Vetëm pak ditë më parë, Ilger, i cili studion për degën Financë-Bankë, ka publikuar projektin e tij të parë “solo”, pas bashkëpunimit me Elgitin, “A me fal”, falë të cilit u fut për herë të parë në klasifikimin e “The Top List”.

Këngëtari 20-vjeçar, i cili ka treguar se talentin për këndim e ka të trashëguar nga babai i tij, ka nxjerrë në treg këngën me titull “Edhe nje nate”.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Ilger ka treguar se kjo këngë ka si temë “One Night Stand”, ku një djalë dhe një vajzë kanë kaluar një natë së bashku por djali i kërkon që të ketë edhe një natë tjetër, ashtu sikurse edhe titulli i këngës.

Ilger është shprehur se edhe për këtë projekt muzikor, ai ka bashkëpunuar me Elgit Dodën, i cili e kishte gati si kënge dhe vuri re që i përshtatej më së miri Ilger. Sa i përket tekstin të këngës, ai mban vulën e Elgitit dhe Ilger.

Ky projekt muzikor, i cili i përket zhanrit muzikor “pop”, ka marrë pafund sugjerime nga publiku, duke u shndërruar në hyrjen e vetme në klasifikim. Për këtë javë “Edhe nje nate” mban vendin e 100-të.