Sport

Tottenham-Manchester City, Postecoglou: “Në rrjetet sociale 99% e njerëzve duan që ne të humbasim”!

Tottenham-Manchetser City do të përballen këtë të martë duke nisur nga ora 21:00 për llogari të javës së 34-të të Premier League, sfidë që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në SuperSport/Digitalb.

“Spurs” kërkojnë fitoren për zonën Champions, teksa për “citizens” ky takim është vendimtar për titullin kampion. Duke folur për mediet në prag të ndeshjes, trajneri i Tottenham Ange Postecoglou deklaroi se 99% e personave në rrjetet sociale duan që ekipi i tij të humbasë nesër. Ai fillimisht tha:

Në rrjetet sociale, 99% e njerëzve duan që ne të humbasim ndaj tyre, por jo tifozët tanë të vërtet ama, ata do të jenë në stadium dhe do të krijojnë si gjithmonë një atmosferë të mirë.

I pyetur për Richarlison, tekniku grek u shpreh se nuk ka dëmtim serioz, por për fat të keq sulmuesi nuk do mund të luajë në dy ndeshjet e fundit të sezonit. Postecoglou deklaroi:

Dëmtimi i tij nuk është asgjë serioze, por do të bëjë që ai të humbasë dy të fundit të sezonit.

Ndërkohë, ju rikujtojmë se vjen edhe fitorja e shtatë radhazi në La Liga për Realin e Madridit. Skuadra e Carlo Ancelottit mposhti 3-0 Cadizin, dhe tashmë nevojitet vetëm një pikë për të fituar titullin kampion, që do të jetë i 36-ti në histori. Zyrtarizimi mund të vijë edhe nëse Barcelona nuk arrin të triumfojë në derbin katalanas përballë Gironës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që vendasit nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të takimit.