Aktualitet

Tre viktima në një aksident në Itali, mes tyre dy shqiptarë!

Tragjedi në rrugët italiane, një aksident në Venecia i mori jetën tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë dhe një italiane. Referuar burimeve zyrtare, mediat në vendin fqinj bëjnë të ditur se viktimat e moshës rreth 20-vjeç u identifikuan si shtetasit Egli Gjeci, Altin Hoti dhe Giulia Di Tillio.

Në orët e para të ditës së sotme, makina e tyre doli jashtë rruge e përfundoi në një kanal në Portogruaro, provincë e Venecias. Nxjerrja e trupave të pajetë u bë e mundur falë ndërhyrjes së mjeteve të shërbimeve zjarrfikëse.

Dinamika e aksidentit, ajo që ndodhi

Bëhet e ditur se tragjedia ndodhi në zonën e Borgo Sant’Agnese-s, rreth orës 03:00 të mëngjesit. Disa dëshmitarë treguan se automjeti ku udhëtonin vazhdoi të lëvizte drejt kur duhej të merrte një kthesë. Për pasojë përfundoi në ujë dhe u fundos pasi goditi parmakun e një ure të vogël mbi lumin Reghena.